Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Ndërsa policia e Delvinës ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. I., 35 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, pasi dyshohet se është autor i kultivimit të disa fidanëve të dyshuar kanabis sativa në fshatit Bamatat.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: