Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga autoritetet greke teksa përpiqeshin të hynin në territorin shqiptar nga kufiri.

Një prej të arrestuarve, një 53-vjeçar, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim sepse ndaj tij ishte dhënë dënimi me tre vite e një muaj burg për dhunë në familje.

Personi i dytë i arrestuar, një 29-vjeçar, ishte në pritje një urdhër arresti nga Departamenti Hetimor i Gjykatës së Shkallës së Parë Kalamata për trafik droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: