Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej të arrestuarve përfundoi pas hekurave për kanosje të një polici, një tjetër për përndjekje ndaj ish-gruas dhe një tjetër për thyerje të rregullave të qarkullimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Ky shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij, ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: