Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar detaje te reja lidhur me operacionin “Butrinti” ku u arrestuan 3 autoret e dyshuar të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur ne 20 tetor në lagjen nr.4, Sarandë. Oltjon Pula, 39-vjec nga Kruja rezulton të ketë ndërruar mbiemrin në Kolonja, duke përvetësuar atë të bashkëshortes së tij. Ai rezulton bashkëpronar në një lavazho në lagjen nr.4 të qytetit. Elis Avduli, 52-vjec, i njohur ndryshe si Mile Xhafa nga Konispoli, një ish i dënuar në Greqi me 13 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar droge.

Xhafa para shumë vitesh është kapur ne Igumenice me mbi 300 kg marijuane, por pasi kreu disa vite nga dënimi, doli me leje nga burgu grek për të mos u kthyer me. I treti Vladrias Himaj, një 34-vjeçar nga Berati por me banim ne Sarande, është një ish-punonjës i një prej supermarketeve të medha të qytetit.

3 te dyshuarit janë ndjekur dje nga forcat operaciale te Drejtorisë se Policisë Vlore ne bashkëpunim me forcat e Komisariatit te Policisë Sarande. Ata po vinin ndoshta nga Tirana për ne Sarande, kur ne Gjirokastër kane mundur te humbasin nga sytë e policisë për disa minuta. Por me pas ata kane rene ne “grackën” policore te ngritur ne afërsi te Hidrocentralit “Bistrica”, ku edhe janë ndaluar.

Brenda ne mjet, por edhe gjate kontrollit te banesave, policia nuk ka gjetur asgjë te kundraligjshme edhe pse burime konfidenciale bejne me dije se ne automjet vinte ne ere karakteristike si ajo e drogës, duke hedhur dyshime për ndonjë transport te mundshëm narkotikesh me atë mjet, një “Wolskvagen Golf”. Policia sekuestroi ne një prej banesave një tjetër automjet si dhe 4 aparate celulare. Para disa ditësh, policia sekuestroi ne lagjen nr.4 te qytetit edhe një arme zjarri “Kallashnikov” qe dyshohet se ishte hedhur nga tre te dyshuarit. Hetimet vazhdojnë intensivisht ne bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Oltjon Pula
Oltjon Pula

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb