Arrestohet 30-vjeçari në Durrës, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.B., banues në Kullë të Durrësit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 25 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në Kullë, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb