Dy persona kane rene ne pranga per vepra te ndryshme penale. Bien në prangat e policisë 2 shtetas, një për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur” dhe një tjetër për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet A. K., 28 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe.

Po ashtu ne pranga ra shtetasi me inicialet A. H., 26 vjeç, banues në Mallakastër, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: