Dy të arrestuar në Shkodër, për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
NJOFTIMI I POLICISE
Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “CONTROL”, goditen 1 rast në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast në fushën e narkotikëve.
-U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në një lokal, vihet në pranga 34-vjeçari.
-Posedonte një sasi lënde narkotike kanabis, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni luftarak dhe lënda narkotike.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “CONTROL”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj shtetasit D. G., në një lokal, i gjetën atij, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak;
-J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi J. T. dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
