Njeriu më i shëndoshë në botë peshon 100 kg më shumë nga sa mendohej se peshonte. Doktorët besonin se meksikani Juan Pedro Franco peshonte gati 500 kg kur ai u dërgua në spital 1 muaj më par për një operacion që do të mund ta sndihmonte atë të ecte sërish për herë të parë në 6 vjet.
Por testet e bëra treguan se pesha e tij e vërtetë ishte 600 kg, vetëm disa kilogramë më pak se patrioti i tij Manuel Uribe që mbante rekordin para se të vdiste në maj të vitit 2014.
Doktori i Juan Pedro-s e përshkroi këtë fakt si alarmues, por akoma ishte i vendosur që pacientin e tij ta vinte në një dietë tre mujore përpara operacionit.
“Nëse çdo gjë shkon si duhet, atëherë do jetë e mundur që ai të bjerë nga pesha”
(e.f/BalkanWeb)
