Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes socialiste ka risjellë në emisionin “Kjo Javë” kujtime nga bashkëpunimi me ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte (30 tetor 2025) në moshën 73-vjeçare.

Malaj e ka vlerësuar Nanon si një person me 2 profile, si njeri dhe politikan, ku tek ky profil ai do të mbahet mend për trashëgimin që ka lënë, që nga bërja e vendit me Kushtetutë, reformat ekonomike, por mbi të gjitha për modernizimin e Partisë Socialiste.

“Ai do të ketë dy profile, një si qytetar dhe pjesën më të rëndësishme riorientimi i Partisë së Punës në një parti moderne të së majtës evropiane dhe do ketë trashëgiminë për reformat ekonomike që u bënë në kohën e qeverisjes 1997-2005 pasi viti 2005 është totalisht ndryshe.

Nga 1997 filluan filizat e para të një ekonomie moderne duke filluar nga sektori financiar e të tjerë. Ajo që do mbetet është reformimi i PS që do të mbetet si model. Sa herë referohem për debate se si duhet të funksionojë një parti politike qoftë e majtë qoftë e djathtë, I referohen kohës kur Nano modernizoi PS”, tha eksperti i ekonomisë, Arben Malaj.

Duke e quajtur njeriu që kishte ves tolerancën, Malaj vlerësoi bashkëpunimin me të si një bashkëpunim pa imponim.

Ne ndjeheshim si ministra që respektoheshim dhe nuk kishim ndërhyrje, por Nano ishte i strukturuar dhe na thonte sipas Kushtetutës mandatin për Financën e ke ti, bëni punën tuaj dhe nuk dua të kem vonesa në angazhimet ndërkombëtare, pasi vendi ishte në krizën më të rëndë.

Me atë zgjuarsinë e tij dhe koordinimin në ekip ne arritëm në tetor të 1997 në konferencën e donatorëve arritëm të marrim 600 mln dollarë që hapën frymëmarrjen e ekonomisë tonë”, u shpreh ish-ministri i Financave Arben Malaj.

Arben Malaj: Trashëgimia e Nanos ka disa elementë, një prej tyre është bërja e vendit me Kushtetutë, filozofia do ndajmë pushtet për të bërë shtet. Struktura e qeverisë së Nanos në 1997 ishte shumë mikse me përfaqësim nnë shumë poste të rëndësishme dhe nga parti të tjera aleate pavarësisht nga pesha politike ose miratimi i Kushtetutës në 1998, e arriti këtë duke vendosur në grupin e hartuesve, të ndjerin Sabri Godo dhe Arben Imami.

Ai do ketë dy profile, një si qytetar dhe pjesën më të rëndësishme riorientimi i Partisë së Punës në një parti moderne të së majtës evropiane dhe do ketë trashëgiminë për reformat ekonomike që u bënë në kohën e qeverisjes 1997-2005 pasi viti 2005 është totalisht ndryshe. Nga 1997 filluan filizat e para të një ekonomie moderne duke filluar nga sektori financiar e të tjerë. Ajo që do mbetet është reformimi I PS që do të mbetet si model. Sa herë referohem për debate se si duhet të funksionojë një parti politike qoftë e majtë qoftë e djathtë, i referohen kohës kur Nano modernizoi PS.

Nano erdhi në pushtet kur situata politike dhe sociale në vend ishte në kulmin e egërsisë së saj dhe gjithë qeverisja gjatë kohës së qeverisjes së Nanos kishte qëllim të ulte këto tensione, në atë periudhë u bënë shumë reforma do të vlerësohet për bashkëpunimin pa imponim. Ne ndjehehsim si ministra që respektoheshim dhe nuk kishim ndërhyrje por Nano ishte i strukturuar dhe na thonte sipas Kushtetutës mandatin për Financën e ke ti, bëni punën tuaj dhe nuk dua të kem vonesa në angazhimet ndërkombëtare, pasi vendi ishte në krizën më të rëndë.

Me atë zgjuarsinë e tij dhe koordinimin në ekip ne arritëm në tetor të 1997 në konferencën e donatorëve arritëm të marrim 600 mln dollarë që hapën frymëmarrjen e ekonomisë tonë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb