Zhvillimet urbane moderne nuk ndërtohen më vetëm për të ofruar banesa, por për të krijuar komunitete funksionale, ku shërbimet, hapësirat rekreative apo institucionet arsimore, si kopshtet dhe çerdhet, janë pranë dhe çdo hapësirë ka një rol të qartë.

Në këtë kuadër, njësitë e biznesit po shndërrohen gjithnjë e më shumë në elementë kyç të jetës urbane dhe në investime me potencial të qëndrueshëm.

Univers City përfaqëson një shembull konkret të këtij vizioni, duke ofruar një koncept të integruar ku banimi, shërbimet dhe aktiviteti ekonomik bashkëjetojnë në mënyrë natyrale.

Brenda një kompleksi të mirëorganizuar, njësitë e biznesit kanë një avantazh të menjëhershëm, pasi mbështeten nga një komunitet rezidencial aktiv dhe në rritje. Prania e përditshme e banorëve garanton një fluks të qëndrueshëm, ndërsa organizimi urban dhe infrastruktura e dedikuar krijojnë kushte optimale për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare dhe profesionale.

Univers City1
Univers City1

Këto njësi janë konceptuar për t’ju përshtatur nevojave reale të tregut dhe ritmit dinamik të jetës së përditshme, duke ofruar hapësira biznesi me madhësi të ndryshme, të projektuara për t’iu përgjigjur specifikisht kërkesave të çdo lloj aktiviteti. Fleksibiliteti në përzgjedhjen e sipërfaqes, lejon investitorët apo sipërmarrësit të zgjedhin vetëm hapësirën që ju nevojitet realisht, për llojin e aktivitetit që do të ushtrojnë, pa kosto të panevojshme për metra katrorë të pashfrytëzuar.

Nga perspektiva e investimit, njësitë e biznesit në një projekt si Univers City përfaqësojnë një aset me vlerë të qëndrueshme.

Univers City2
Univers City2

Kombinimi i lokacionit, komunitetit dhe standardeve të ndërtimit krijojnë kushte të favorshme si për përdorim personal, ashtu edhe për qira afatgjatë. Në një treg gjithnjë e më selektiv, hapësirat që janë pjesë e një vizioni urban të qartë kanë më shumë gjasa të ruajnë dhe të rrisin vlerën në kohë.

Univers City është një mjedis i menduar për të mbështetur jetën dhe biznesin në mënyrë të balancuar. Njësitë e biznesit janë pjesë integrale e këtij koncepti, duke ofruar funksionalitet, akses dhe potencial zhvillimi brenda një qyteti të ndërtuar me vizion afatgjatë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: