KOSOVË- 98-vjeçarin nga Drenasi, Mehmet Tahiraj nuk e pengoi mosha që të agjëronte muajin e shenjtë të Ramazanit në pjesën më të madhe të jetës së tij.

Për të ky Ramazan ishte i 85-ti që kishte agjëruar. “Namaz jam munduar të bëj gati gjithmonë. Që kur ishta 14 vjeç kam nisur të agjëroj”, thotë Tahiraj.

Përkundër moshës ai ndihet i fortë dhe thotë se nuk e ka pasur të vështirë dhe se gjatë muajit të Ramazanit ai ka punuar edhe tokën.
“Nuk më ka ardh zor hiç. Kemi korr e kemi kosit në Ramazan”, u shpreh 98-vjeçari.

https://youtu.be/PhRXbc74Njg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb