Ka nisur mbrëmë Festivali i 62-të i Këngës. Të gjitha këngët pjesëmarrëse do të gjykohen nga një juri profesioniste, pjesë e së cilës janë emra të mëdhenj të artit shqiptar nga fusha e muzikës, e letrave, vokalit, kritikës muzikore, si dhe kompozicionit.
Aleksandër Gjoka, Indrit Mesiti, Adelina Ismajli, Fitnete Tuda, Elena Kadare, Natasha Lako, Anila Aliu, Shpëtim Kushta, Victor Van Vought, Zana Shuteriqi dhe Shkumbin Ahmetxheka janë 11 anëtarët e jurisë profesioniste të Festivalit të këtij viti.
Juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit. Ndërkohë, edhe këtë vit do të jetë publiku, i cili do të vendos se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Votimi do hapet në fund të natës së dytë, pasi janë shfaqur të 31 këngët konkurruese. Votimi do të qëndrojë i hapur deri në fund të natës finale ku do të shpallen edhe fituesit.
