KOSOVË- Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, dje ka bërë betimin si kryetar i komunës së Drenasi. Duket se Lladrovci, ka nisur menjëherë punën për të kompletuar stafin e tij të ngushtë.
Edhe në zgjedhjet e tij Lladrovci është treguar mjaft me shije, pasi si asistente në zyrën e tij ka zgjedhur Enkela Demaj, një vajzë e cila me profesion është juriste por që ngjan shumë me modelet e njohura, shkruajnë mediat kosovare.
Magazina ka mësuar se Enkela me vendim të kryetarit, ka nisur nga sot punën e saj si asistente në zyrën e Ramiz Lladrovcit. Në fotografitë e Enkelës në rrjetet sociale, shihet se ajo i kushton një rëndësi të madhe pamjes së saj, ndërsa një arsye më të fort në këtë drejtim do ta ketë nga tani e tutje me punën e re.
(m.k/BalkanWeb)
