TIRANE – Një nga organet më jetësore të trupit tonë është truri, i cili kontrollon pothuajse gjithçka dhe është magazinë e të dhënave e përgjegjës për rregullimin e funksioneve të organeve të ndryshme të trupit shkruan Shije.
Për të rritur performancën e tij na vijnë në ndihmë disa super ushqime të cilat rekomandohen të konsumohen nga të gjithë, të tilla si:
1. Spinaqi
Spinaqi është i pasur me kalium, që e bën këtë ushqim të shëndetshëm për trurin. Kaliumi ndihmon në ruajtjen e përçueshmërinë elektrike të trurit, është përgjegjës për prodhimin e sinjaleve dhe kjo ndihmon në përmirësimin e të menduarit.
Spinaqi mbron qelizat e trurit nga dëmtimi dhe degradimi. Kjo perime është e pasur me vitaminën K, E, magnez dhe folatë.
2. Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është shumë e mirë për shëndetin e trurit, pasi nxit funksionet e tij . Ajo është gjithashtu e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup.
3. Arrat
Konsumi i rregullt i arrave përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmbajnë dhe acideve të shëndetshme.
4. Salmoni
I pasur në acide yndyrore omega-3, të cilat janë esenciale për funksionin e trurit dhe gjithashtu përmbajnë substanca anti-inflamatore.
5. Brokoli
Janë të pasura me vitamina mbrojtëse antioksidante (Vitamina C, Vitamina E dhe beta-karoten), të cilat ndihmojnë për të mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi.
6. Domate
Domate janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit dhe ruajtjen e shëndetit të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: