Me flokët e saj kafe dhe me tipare të imëta, njerëzit janë të surprizuar që vajza ka një ngjashmëri kaq të madhe me Ariana Grande.
Jacky Melissa Vasquez nga Virginia ngatërrohet zakonisht me yllin e pop-it Ariana Grande dhe njerëzit e kanë shumë të vështirë të bëjnë dallimin mes tyre.
Ajo ka rreth 189 mijë ndjekës në “Instagram” dhe madje është ndjekur vetë nga Ariana, e cila ka komentuar në fotot e saj duke shprehur habinë rreth kësaj ngjashmërie të madhe.
“Njerëzit nisën të më thoshin se ngjaja me Ariana-n në 2010-ën kur fillova të punoja si kameriere në Victorious në Nickelodeon. Që nga ajo kohë kuptova që i ngjaja shumë”, ka thënë Jacky.
(da.xha/BalkanWeb)
