Nëse ju nevojitet një kompjuter në madhësinë e një karte krediti, atëherë duhet t’i hidhni një sy kompjuterit CHIP, i cili operon me sistemin Linux dhe mund të bëjë gjithçka që ju doni…madje mund të luani me të edhe lojën Quake.

Ajo që e bën të veçantë këtë kompjuter është se kushton vetëm 9 dollarë. Kompjuteri ofron Wi-Fi, Bluetooth si dhe portat për monitorët VGA dhe HDMI. CHIP ka procesor me shpejtësi 1GHz, 512RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme. Atë mund ta integroni me një televizor të vjetër apo çdo ekran tjetër të vogël që mund të keni.

Next Thing Co. është duke kërkuar fonde për CHIP përmes një fushate në Kickstarter. Deri më tani ky projekt ka arritur të mbledhë 50.000 dollarë. Kompjuterët e parë CHIP priten të hidhen në treg në muajin dhjetor.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: