Për të gjithë të interesuarit për studimet në Europë, panairi ‘Study in Europe’ mbërrin në Tiranë më 11 tetor në Hotel Rogner, duke ofruar informacion të detajuar dhe mundësi për takime direkte me institucionet europiane të arsimit të lartë.

Ky panair ka për qëllim të ofrojë informacion të hollësishëm për studentët e rinj shqiptarë që janë të interesuar të vazhdojnë studimet jashtë vendit. Ngjarja u mundëson vizitorëve të takojnë drejtpërdrejt përfaqësues të institucioneve europiane të arsimit të lartë, si dhe agjencive kombëtare përgjegjëse për mobilitetin dhe bursat studimore.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 40 institucioneve të arsimit të lartë nga 15 vende, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe agjencive kombëtare. Vizitorët do të kenë mundësinë të marrin informacion të detajuar mbi sistemet europiane të arsimit të lartë, institucionet, programet e studimit dhe kërkimit, si dhe mundësitë për bursa studimi.

Vendet pjesëmarrëse janë: Austri, Belgjikë, Kroaci, Estoni, Francë, Gjermani, Hungari, Itali, Irlandë, Letoni, Maltë, Portugali, Rumani, Slloveni dhe Spanjë.

Gjatë panairit, secili vend do të prezantojë sistemin e tij të arsimit të lartë, mundësitë për studim dhe financim, si dhe përfitimet e programeve ndërkombëtare si Erasmus+. Ngjarja është një mundësi unike për të eksploruar rrugët e studimit dhe për të marrë këshilla nga ekspertët dhe përfaqësuesit e institucioneve europiane.

Organizatorët e ngjarjes ftojnë studentët, profesionistët e rinj, përfaqësuesit e universiteteve, nxënësit e shkollave të mesme dhe prindërit e tyre të marrin pjesë në panairin ‘Study in Europe’, që do të mbahet nga ora 11:00 deri në 18:00, të shtunën më 11 tetor 2025, në Hotel Rogner, Tiranë. Pjesëmarrja është falas, ndërsa regjistrimi për vizitorët mund të bëhet përmes këtij link-u: Regjistrohu këtu.

Informacione të mëtejshme janë gjithashtu të disponueshme përmes këtyre lidhjeve:

Web: https://studyineuropefairs.eu/exhibitions/detail/34/

Facebook: https://www.facebook.com/StudyInEurope.Welcome

Instagram: https://www.instagram.com/studyineurope.welcome

Rreth ‘Study in Europe’:

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të iniciativës ‘Study in Europe’, e financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ‘Study in Europe’ po zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Campus France (organizata kryesore, Francë), DAAD (Gjermani), Nuffic (Holandë), Këshilli i Arsimit dhe Rinisë i Estonisë (Harno, Estoni), Academic Cooperation Association (ACA, Belgjikë) dhe DZS (Republika Çeke).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb