TIRANE – Ju pëlqen salca pesto? Nëse po, duhet të dini se një nga përbërësit kryesor tek kjo salcë është trumza

Trumza është një erzë që përdoret në kuzhina të ndryshme në të gjithë botën. Përveç përdorimit kulinar, trumza ka edhe disa përdorime mjekësore gjithashtu/ Lëndët ushqyese tek trumza kanë veti parandaluese të sëmundjeve dhe përmirësuese të shëndetit.

majcina-dusica
E pasur në substanca flavonoide fenolik, tramza vepron gjithashtu si një antioksidues natyral. Trumza e freskët ka nivelet më të larta të antioksiduesve se çdo erz tjetër.

Kjo erz aromatike është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave. Ajo është sidomos e pasur në vitaminat A dhe C. Lëndë t tjera ushqyese të gjendura tek kjo erz janë vitamina K dhe E, acidi folik, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, mangani dhe seleni.

Gjethet, lulet dhe vaji i saj janë përdorur në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Mund ta përdorni në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe si çaj.

Këto janë disa nga përfitimet mjekësore të trumzës.

1. Ul tensionin e gjakut
2. Lehtëson kollën
3. Rrit humorin
4. Trajton aknet dhe probleme të tjera me lëkurën
5 Parandalon kancerin
6. Forcon imunitetin
7. Lehtëson dhimbjet e muskujve
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb