Dell njihet për krijimin e kompjuterëve shumë të fortë dhe tani ka vendosur që të bëjë të njëjtën gjë me tabletët e saj.

Kompania prezantoi tabletin e ri Latitude 12, i cili ofron ekran 11.6 inç dhe mund t’u mbijetojë rënieve në çdo sipërfaqe. Ai është rezistent ndaj ujit, pluhurit dhe kripës, citon krokodili.

Tableti fuqizohet nga gjenerata e pestë e procesorit Intel Core M, dhe ka 8GB RAM dhe 512GB hapësirë në kartën SSD.

Tableti i pathyeshëm Latitude 12 operon me sistemin Windows 8.1, duke u dhënë qasje përdoruesve tek një softuer i gradës profesionale. Tableti do të hidhet në treg nga fundi i muajit gusht, ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: