BRITANIE MADHE – Janey Farrell pranon se ka një problem serioz. Asaj i pëlqen të shpenzojë shuma të majme parash dhe ky është një nga fiksimet më të mëdha që ka, me një fjalë ajo është “shop-aholike” klasike.
30-vjeçarja ka thënë se shpenzon mbi 36 mijë paund në vit për produkte të ndryshme luksoze, shkruan Daily Mail.Nga shuma e përgjithshme e parave të shpenzuara brenda një viti, ajo harxhon 11 mijë paund vetëm për produkte të ndryshme bukurie.
Sipas saj, ajo thjesht nuk mund t’i rezistojë tundimit të blerjes së cdo lloj gjëje që ka të bëjë me femrën, sic janë produktet kozmetike deri tek veshjet.
30-vjecarja është dhe nënë e tre fëmijëve. Ajo jeton në Newcastle, dhe “bukën e gojës” e fiton duke shitur çantat e shtrenjta, që i ka përdorur kohë më parë.
Pjesën tjetër të parave e merr nga i fejuari i saj Ross, një ish-ushtarak i cili fiton mbi mijë paund, në vit si inxhinier në një kompani.
Ajo ka treguar për mediat se të fëjuarin e saj e ka njohur në internet dhe gjithashtu ka pranuar se ka fjetur me mbi 400 meshkuj.
(er.cu/BalkanWeb)
