Historia që u trajtua ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, solli në fokus historinë e një çifti që u njohën me njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale.
Pas njohjes së tyre, të dy të rinjtë vinin nga martesa të mëparshme dhe janë prindër fëmijësh. 48-vjeçari rrëfen se e njohu 45-vjeçaren në kohën kur ishte ende i martuar dhe se prej kësaj njohjeje erdhi edhe ndarja nga bashkëshortja.
Historia e 48-vjeçarit dhe 45-vjeçares zgjati rreth dy vite, por kjo marrëdhënie përfundoi me akuza dhe denoncime nga ana e gruas për përndjekje, denoncim të cilin ajo e bëri publikisht edhe në media.
Ditën e sotme në studio u rrëfye 48-vjeçari, i cili është akuzuar për përndjekje ndaj saj.
Ai shprehet se e gjitha kjo është një gënjeshtër dhe se pas kësaj dashurie 2-vjeçare fshihen të tjera arsye.
“Jam Selamiu nga Kosova, jam 48 vjeç. I kërkoj falje gruas time, familjes time, me letra unë nuk jam ndarë me gruan time. Kam një shpresë ndoshta do të më falë nusja ime dhe gjithë familja.
Ajo iku nga shtëpia kur mori vesh që kisha një lidhje 2-vjeçare.
Mund të them se kam patur ndonjë lidhje më herët por lidhje serioze s’kam patur. Ditën që unë e kam thirrur nusen në dhomë i kam treguar çdo gjë”, nisur të tregojë 48-vjeçari.
Pas vdekjes së mamasë time kam qenë shumë keq, punoja në Malin e Zi dhe në 25 shtator 2023, isha duke biseduar për varrin e nënës time, ka qenë ora 22:00 dhe hyra në Instagram dhe pashë zonjën që kishte biznesin, i hyra në Instagram dhe i komentova më tha të lutem mos më shkruaj se është adresë e punës e kanë dhe familjarët.
Brenda 5 minutave zonja më shkroi dhe kemi vazhduar të flasim për 2 javë. Pas 2 javësh kam ardhur me punëtorët e mi deri tek rrethi ku ndahet Shkodra me Kosovën dhe Tiranën dhe kemi vazhduar rrugës ku ndaluam dhe hëngrëm drekë. Më pas kemi qëndruar deri në orën 22.00 bashkë.
Prej asaj date deri në datën 15 prill unë me zonjën jemi takuar 5 herë dhe dashuria më verboi. Zonja më tregoi se ishte e martuar dhe kemi vazhduar. Gjatë asaj kohe unë e kam ndihmuar zonjën me para për të rregulluar biznesin e saj.
E pashë që nuk po i ecte biznesi. Unë u përpoqa ti bëj një vend pune apo një vizë në Gjermani dhe kur jam kthyer në Tiranë dhe më ka marrë zonja dhe kemi marrë një apartament në Elbasan, unë kam dalë, kam përgatitur darkën. Ditën tjetër më ka cuar zonja në aeroport dhe jam nisur dhe më shkroi mesazh që ishte e lumtur se më kishte takuar. Kjo ishte hera e parë. Dhe hera e dytë po ashtu, i përgatita disa gjëra me ja përgatit, jam përpjekur të mos i mungojë gjë. Por zakonisht unë kam folur me shoqen e saj, kemi qenë miq dhe numrin ma ka dhënë ajo. Mua më duket si teatër, ja dërgova gjërat dhe pas 2 ditësh ndryshoi cdo gjë. Më coi sms, po vjen burri. Burri i saj ishte jashtë dhe po kthehej në Shqipëri.
Më ra si bombë.
Këtu filluan gënjeshtrat. Unë kisha facebookun e saj. Ajo shkruante me burrin, më kërcënoi në tha po të nxjerr burrin të flisni. Bashkëshorti i saj shumë i qetë, fola me të.
Ajo e kishte gënjyer sikur unë po e bezdisja”, tha Selamiu.
