Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr njoki
250 gr domate qershi
1 thelpi hudhër
1 qepë e vogël
1 spec i kuq djegës
½ tufë majdanoz
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
4 lgj djathë parmixhano
Kripë
Piper
1 majë luge sheqer

Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere të mbushur me ujë duke e lënë të kalojë në vlim.

Ndërkohë në një tigan me 2 lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë kaurdisim hudhrën e coptuar bashkë me qepën e grirë hollë dhe specin djegës të prerë imët. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë domatet qershi të prera në gjysma dhe i trazojmë për 3 minuta. Në fund e rregullojmë salcën me kripë, piper të dhe një majë luge sheqer.

Në tenxheren me ujë të vluar shtojmë pak kripë dhe vendosim njokit të ziejnë për 3-5 minuta derisa të dalin në sipërfaqe dhe me ndihmën e një site i largojmë duke i vendosur në tiganin me salcën e domates. I trazojmë duke shtuar në fund majdanozin e grirë imët dhe më pas i servirim pudrosur me djathë parmixhano.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb