Tel Avivi nuk është qyteti më i shtrenjtë në botë: rekordi – i cili zgjati një vit – tani shkon në Nju Jork, i ndjekur nga Singapori. Kjo u vërtetua nga Indeksi Worldwide Cost of Living, i cili krahasoi çmimet e mbi 170 qyteteve në mbarë botën dhe që konsiderohet si një nga më të saktat në këtë sektor.

Sipas hulumtimit, hapi përpara i Nju Jorkut dhe Singaporit dhe parakalimi i Tel Avivit përcaktohet nga kombinimi i “dy faktorëve: të ardhurat e larta dhe një kurs këmbimi më i fortë”. Anasjelltas, “një monedhë më e fortë dhe një normë më e lartë inflacioni” e shtynë Tel Avivin përsëri në vendin e tretë.

Ishte Tel Avivi në vitin 2021 që fitoi titullin e qytetit më të shtrenjtë në botë, pasi mposhti Parisin, Singaporin, Zyrihun, Hong Kongun dhe Nju Jorkun, për sa i përket kostos së jetesës. Tani, pra, ai do të duhet të kënaqet me vendin e tretë.

Në përgjithësi, hulumtimi zbuloi se çmimet “u rritën mesatarisht 8.1 për qind nga viti në vit në qytetet kryesore anembanë botës”. Dhe kjo është “shkalla më e shpejtë në 20 vitet e fundit, duke reflektuar një krizë globale në koston e jetesës të shkaktuar nga kriza në Ukrainë dhe këmbëngulja e kufizimeve të Covid në Kinë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb