Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zhvilluar një takim në Dibër me anëtarët dhe simpatizantët e PD-së.
Në takimin ku ishin të pranishëm deputetët dhe drejtuesit lokalë të PD-së, Noka është shprehur se nuk do të ketë asnjë vlerësim për ata që tradhtuan demokratët dhe lejuan Ramën në xhepat e shqiptarëve!
Ai ka bërë thirrje që në datën 24 janar të gjithë të mblidhen në Tiranë.
Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
Vetë akti i protestës i jep njeriut dinjitet.
Nuk ka opozitë në botë që përballë një regjimi ta ketë të lehtë.
Mirënjohje për këdo që ka zgjedhur të mos rreshtë së bëri opozitë në këto vite të vështira.
Asnjë vlerësim e konsideratë për ata që tradhtuan demokratët dhe lejuan Ramën në xhepat e shqiptarëve!
Ejani mblidhemi në Tiranë të shtunën, dt. 24!
Të jehojë zëri i popullit opozitar në shtypin botëror!
Shpreh përulësisht mirënjohje për çdo demokrat dibran që ka kontribuar në këto 35 vjet, që prej themelimit të Degës së PD në Peshkopi
