Drejtuesi i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, strategu amerikan Chris LaCivita është shprehur tepër i bindur se shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA, është vendosur me lobim nga kryeministri Edi Rama.

“100% e besoj”, u shpreh ai, teksa u pyet nëse besonte pretendimet e Berishës mbi këtë vendim të DASH, gjatë administratës së Joe Biden.

Ndër të tjera ai theksoi se kontrata e tij me PD-së është për të përcjellë mesazhet e Berishës gjatë fushatës, dhe se ai nuk është lobist, por strategjist.

“Unë nuk bëj lobim, unë jam stategjist politik, nuk jam palë e kontratës dhe nuk jam i përfshirë në kontratë. Kontrata ime është me PD-së për të punuar, për të përgatitur mesazhin dhe për të përgatitur Berishën për mesazhin e tij, për të pushuar nga puna Edi Ramën”, tha ai në “Top Story”.

Ai shtoi më tej se vendimi i Blinken për të ndaluar Berishën të hyjë në SHBA dhe të komunikojë me diasporën shqiptare atje, përbën një formë ndërhyrjeje në procesin zgjedhor.

“Kur administrata e Biden, kur ata u përfshinë dhe Blinkeni e dha statusin “non grata”, në fakt e ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të fliste me votuesit në SHBA, të fliste me diasporën. Në SHBA këtë e cilësojmë ndërhyrje në zgjedhje, dhe kjo është e korruptuar dhe nuk duhet të ndodh në një demokraci pavarësisht se ku është kjo demokraci”, theksoi LaCivita.

LaCivita tha se ai nuk komenton dinamikat e brendshme të administratës amerikane, por theksoi se është i kënaqur që çështja e Berishës po merr vëmendje ndërkombëtare, pasi kjo sipas tij, “e vërteton më shumë se Edi Rama është i korruptuar.”

LaCivita: Unë nuk bëj lobim, unë jam stategjist politik, nuk jam palë e kontratës dhe nuk jam i përfshirë në kontratë. Kontrata ime është me PD-së për të punuar, për të përgatitur mesazhin dhe për të përgatitur Berishën për mesazhin e tij, për të pushuar nga puna Edi Ramën.

Pyetje: Berisha pretendon se shpallja “non grata” nga Blinken është bërë me lobim nga Edi Rama, Soros në DASH, e besoni këtë gjë?

LaCivita: 100% e besoj!

Pyetje: Nëse besoni, pse duhet të jetë një kontratë lobimi që të hiqet kjo gjë? A mund të hiqet?

LaCivita: E di që nuk doni të bisedoni për Edi Ramën, sepse ai është i dështuar dhe ka mundësi të kufizuar për Shqipërinë. Në SHBA, kur administrata e Biden, kur ata u përfshinë dhe Blinkeni e dha statusin “non grata”, në fakt e ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të fliste me votuesit në SHBA, të fliste me diasporën.

Në SHBA këtë e cilësojmë ndërhyrje në zgjedhje, dhe kjo është e korruptuar dhe nuk duhet të ndodh në një demokraci pavarësisht se ku është kjo demokraci.

Siç e thash, unë nuk përfshihem në diskutimet e qeverisë amerikane, sepse nuk është roli im, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar sepse e vërteton faktin që Edi Rama është i korruptuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb