Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës, Edi Paloka, deklaroi se heqja e masës “non-grata” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha “prakikisht ka ndodhur”, duke theksuar se situata politike në SHBA ka ndryshuar dhe vendimet e së kaluarës janë duke u rishikuar.

I ftuar në studion e News24, Paloka përmendi një rast të ngjashëm në Hungari, ku sipas tij, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Viktor Orban u hoq nga lista e “non-grata” vetëm një ditë më parë.

Ai e cilësoi vendimin si një sinjal se “non gratat” e vendosura nga administrata Biden dhe ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken kanë pasur motiv politik për të goditur figurat e qendrës së djathtë.

“Për Sali Berishën, praktikisht non-grata ka rënë. Njerëzit që e kanë cilësuar si goditje politike këtë vendim, sot drejtojnë SHBA-të. Por burokracia është gjë tjetër. Për Berishën mund të ndodhë javën tjetër, për një muaj… nuk di ta them,” u shpreh Paloka.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb