Lirim Mehmetaj, kryeredaktor i “Albanian Post” në Kosovë i ftuar në një lidhje skype në emisionin “Open”News24 , foli mbi normalizimin  e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe se çfarë do të sjellë kjo marrëveshje mes kryeministrit Albin Kurtit dhe liderit serb Aleksandër Vuçiç.

Mehemtaj tha se në Kosovë takimi Kurti-Vuçiç, ka krijuar paqartësi, teksa shtoi se Beogradi do të njohë pasaportat kosovare.

Po ashtu ai tha se kjo marrëveshje ende e pa firmosur nga dy liderët është si ajo e vitit 2013.

“Në Kosovë është pritur me paqartësi. Ka debat nëse është marrëveshje apo jo, ashtu si dhe termet asocacion dhe vetë-menaxhim. Kjo lë hapësirë për interpretim. Paralelisht  ka debate se çfarë do të thotë kjo marrëveshje. Fatmirësisht tani kemi 2 dokumente dhe shkojmë përtej deklaratave të politikanëve. E para është se elementet kryesore të marrëveshjes janë të vlefshme dhe duhen deleguar. E dyta është që Serbia pranon që përtej targave, të njohë dhe pasaportat e Kosovës. Kemi dhe aneksin e arritur në 18 mars. Marrëveshja është arritur në 27 shkurt. Është arritur një aneks që shpjegon implementimin e saj. Do të krijohet një mekanizëm i cili do të jetë shumë i gjerë dhe do sjellë implementimin e neneve pikë më pikë, pasi më parë ka qenë vullneti i dye shteteve, ndërsa tani është Lajcak në mes.

LDK nuk e kundërshton marrëveshjen si të tillë, por thonë që këtë e kanë arritur në 2013. Po të shihet marrëveshja e 2013 me këtë 2023 është po njësoj”, tha Mehmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb