Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, në një lodhje të drejtpërdrejtë për News24, foli për situatën e krijuar nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës në Librazhd.

Disha u shpreh se situata është normalizuar, ndërsa bëri thirrje qytetarëve të zonës që të kenë kujdes në zbatimin e qarkullimit rrugor.

“Situata është normalizuar, kemi ngritur grupe pune për emergjenca. Kemi marrë masa për zhbllokimin e tyre. sot të gjitha akset rrugore janë të kalueshme nga mjetet. Akset rrugore që kanë qenë problematike janë ato që lidhen me qarkun e Dibrës. Aktualisht po punojnë me kriposjen e disa segmenteve të rrugëve. Grupet e punës janë në terren dhe do doja t’i bëja thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në zbatimin e qarkullimit rrugore.

Mbrëmë ka pasur problem me energjinë elektrike, por grupet e OSHEE-së bënë të mundur riparimin e tyre. Sot nuk kemi pasur probleme, pasi edhe dëbora është shkrirë.”, u shpreh krye bashkiaku i Librazhdit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: