TIRANË- Zyrtarisht janë 11 të vdekurit nga zjarri që përfshiu dy ditë më parë anijen ‘Norman Atlantik’, por të dhëna kontradiktore ka në lidhje me numrin e të zhdukurve. Ndërsa të shpëtuar janë 427 persona, dhe 23 të humbur sipas palës italiane, për palën greke, kanë shpëtuar 432 dhe të humbur janë 38 persona. Ndërkaq, ende të paidentifikuar janë 4 prej viktimave, ndërsa frika për të tjerë të bllokuar në fund të anijes është e madhe. Rreth mesiditës u konfirmua se 3 prej viktimave ishin shtetas italianë. Mediat italiane shkojnë më tej, duke thënë se lista zyrtare e pasagjerëve ka rezultuar false, pasi 100 pasagjerë nuk e kanë emrin në listë. Në apelin e bërë sipas kësaj liste mungojnë edhe 4 shtetas italianë, të gjithë kamionistë. Duke qënë se nuk janë identifikuar ende 7 prej viktimave, ka dyshime që mund të jenë 4 italianët e zhdukur.

Ndërkaq, nën hetim për vrasje të shumëfishte dhe mbytje janë vënën komandanti Argilio Giacomazzi dhe pronari i anijes Carlo Visentini.Dinamika e fakteve, veçanërisht mënyra e përhapjes së zjarrit do të provohen me anë të detajeve teknike në anijen e konfiskuar nga Prokuroria e Barit.

MPJ: DY SHTETASE SHQIPTARE NE SPITALIN E BRINDIZIT

Ora 19:35 – Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se dy prej shqiptarëve të evakuuar nga anija “Norman Atlantic” ndodhen në spitalin e Brindizit, në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas MPJ-së, Valbona Kane dhe Helena Cukja nuk kanë probleme shëndetësore.

SHKON NE 11 NUMRI I VIKTIMAVE

Ora 15:56 – Marina Italiane njofton se është gjetur një tjetër trup i pajetë në det, duke e çuar në 11 numrin e viktimave. Mësohet se anija “San Giorgio” po shkon drejt vendit ku është gjetur trupi i pajetë.

MINISTRIA E JASHTME: JA KU NDODHEN PASAGJERET SHQIPTARE

Ora 15:42 – Ministria e Punëve të Jashtme informon në lidhje me vendndodhjen e shtetasve shqiptarë të evakuuar nga trageti “Norman Atlantic”‏.Pas informacioneve më të fundit të marra nga konsullatat tona në Janinë dhe Bari, MPJ informon se pasagjerët e evakuuar në bordin e anijes « ABY JEANNETTE » janë si më poshtë:

  1. Refik Aliko
  2. Sheraf Aliko
  3. Donika Aliko
  4. Festim Cuci
  5. Hasie Cuci
  6. Brunilda Kazo
  7. Jonel Lamcaj (nënshtetësi italiane)
  8. Jorgo Kristo (nënshtetësi greke)

Anija “ABY JEANETTE” pritet të mbërrijë në bazën ushtarake të Tarantos gjatë mbrëmjes  së sotme. Në bazë qytetarët tanë do të asistohen nga stafi i Konsullatës sonë në Bari.

Konsullata shqiptare në Janinë ka asistuar dje rreth orës 21:00 në portin e Igumenicës me anijen Cruise Europe shtetasit tanë:

  1. Aleksandër Beqiraj (fëmijë, ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
  2. Enkeleida Beqiraj (ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
  3. Riza Cela (ndodhet në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
  4. Alta Pashaj (Pas ndalesës në Igumenicë ka udhëtuar drejt Patrës)

Aktualisht në Itali ndodhen:

  1. Senada Kolekaj (pas ndihmës së parë tani ndodhet në Bolonja pranë familjarëve)
  2. Robet Mane (pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Firence)
  3. Alban Skendaj (në spitalin e Barit, në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
  4. Sokrat Qendro (me nënshtetësi italiane, ndodhet në Hotelin Neptuna të Brindizit)
  5. L. Ndreu (në spitalin e Leçes në gjendje shumë të mirë shëndetësore)
  6. G. Gega (pas ndihmës së parë tani është pranë familjes në Torino)

Qendra e Emergjencave në Romë informon se në bordin e anijes ushtarake italiane “San Giorgio” e cila pritet të mbërrijë sot pasdite në Brindizi ndodhen shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:

  1. Leonard Beqiraj
  2. Xhorxhi Paragoni
  3. Jorgo Qerama
  4. Petrit Zhuri
  5. Klajdi Zhuri
  6. Adelina Zhuri

Shtetasit tanë në momentin e mbërritjes në Brindizi do të asistohen nga stafi ynë diplomatik.

Nga Qendra e Emergjencave në Romë na informojnë se shtetasit e mëposhtëm janë evakuuar nga bordi i tragetit, por mbetemi në pritje të informacionit mbi vendndodhjen e tyre për:

  1. H. Cukja
  2. V. Kane

MPJ bën të ditur se po ndjek me përparësi ecurinë dhe do të informojë në vijim për vendndodhjen e qytetarëve shqiptarë që udhëtonin me tragetin “Norman Atlantic”.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2014/12/Prokuroria.doc”]

PROKURORIA SHQIPTARE: ‘NORMAN ATLANTIC’ DO TË TËRHIQET DHE HETOHET NË ITALI
Ora 13:15- Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se anija “Norman Atlantic” do të tërhiqet nga autoritetet italiane drejt Italisë.

“Autoritetet italiane kanë kërkuar lejen nga Shqipëria për të sekuestruar anijen “Norman Atlantic” në territorin e tyre (meqë aktualisht gjendet në territorin shqiptar-në ujëra territoriale shqiptare). Pra, anija do të tërhiqet nga autoritetet italiane për në Itali dhe hetimi do të vijojë nga autoritetet italiane.

Në dokumentin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se “Prokuroria Shqiptare po krijon të gjithë lehtësirat e nevojshme procedurale për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve gjyqësore italiane që kanë nisur hetimin pas avarisë së rëndë në bordin e anijes “Norman Atlantic”, si pasojë e së cilës është konfirmuar zyrtarisht vdekja e 10 personave. Aktualisht, anija, e cila ka humbur drejtimin teknik, gjendet në ujërat territoriale shqiptare”.

Nga ana e autoriteteve italiane, përkatësisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Barit, është dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë në datën 29.12.2014 një kërkesë për ndihmë juridike, me objekt sekuestrimin e anijes “Norman– Atlantic” dhe të të gjitha pajisjeve që ndodhen në të, si dhe kryerjen e një sërë veprimesh të tjera hetimore. Kjo kërkesë bazohet në faktin se, sipas informacionit zyrtar të mbërritur nga autoritetet gjyqësore italiane, anija ka flamur italian dhe kapiteni i saj është shtetas italian.

Sot më datë 30.12.2014 po merren të gjitha masat për ekzekutimin e kësaj letër-porosie nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

TRE ITALIANË MES VIKTIMAVE
Ora 12:37- Roja bregdetare bën të ditur se 3 nga dhjetë viktimat janë shtetas italianë. Bëhet fjalë pikërisht për 3 kamionistët napolitanë, që ishin shpallur të humbur.

VIJOJNË KËRKIMET NË ZONËN KU U DOGJ “NORMAN ATLANTC”
11:09- Vijojnë kërkimet për të gjetur të humburit në zonën ku mori flakë trageti ‘Norman Atlantic’, e ku më pas filloi operacioni i shpëtimit Lajmi bëhet i ditur nga marina ushtarake italiane, duke shtuar se në përfundim të operacionit anijet ‘San Giovani’ dhe ‘Durand de la Penne’ do të shkojnë në portin e Brindizit.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: