Biatlonisti norvegjez, Sturla Holm Lagreid pasi fitoi medaljen e bronztë rrëfeu me lot në sy se kishte tradhëtuar të dashurën e tij. Pavarësisht se ai bëri rrëfimin e ndjerë, ish-partnerja e tij nuk do të kthehet me të.
Vajza, e cila preferoi të mbetej anonime, i tha tabloidit VG se: “Do të jetë e vështirë ta fal, edhe pasi e deklaroi dashurinë para të gjithë botës. Nuk zgjodha të jem në këtë pozicion dhe më dhemb që duhet ta përballoj. Kemi folur dhe ai e di mendimin tim për këtë çështje”, tha ajo shkurtimisht.
Në një deklaratë të lëshuar nga ekipi norvegjez, Lagreid pranoi se mund të ketë zgjedhur kohën e gabuar për të ngritur çështje personale dhe i kërkoi falje fituesit të medaljes së artë dhe shokut të ekipit Johan-Olav Botn.
“Më vjen shumë keq që e ngrita këtë histori personale në atë që ishte një ditë e gëzueshme për biatlonin norvegjez”, tha ai. “Nuk jam vetvetja dhe nuk mund të mendoj drejt. Ndjesat e mia i shkojnë Johan-Olav, i cili meritonte gjithë vëmendjen pasi fitoi medaljen e artë. Dhe gjithashtu ish-të dashurës sime, e cila pa dashje e gjeti veten në qendër të vëmendjes së medias. Shpresoj që është mirë. Nuk mund të kthehem pas, por do ta lë këtë histori pas meje tani dhe do të përqendrohem në Lojërat Olimpike. Nuk do t’u përgjigjem më pyetjeve rreth kësaj”, përfundoi norvegjezi.
