Ka vrarë veten në moshën 47 vjeçare Ari Behn, shkrimtar dhe ish dhëndri i mbretit të Norvegjisë. Lajmin e bën me dije zëdhënësi i tij, i cituar nga mediat ndërkombëtare. Autori i shumë romaneve dhe veprave teatrore, Behn ishte martuar me princeshën Martha Louise në 2002.

Cifti kishte tre fëmijë. Prej vitesh Ari Behn vuante nga depresioni, sëmundja të cilës ai i kishte kushtuar edhe një libër. Behn në 2017 ka qenë një ndër akuzuesit e Kevin Spacey. Ai kishte thënë që në 2007 aktori e kishte ngacmuar seksualisht poshtë një tavoline në mënyrë të papërshtatshme, pas një koncerti për çmimin Nobel për paqen.

Pak orë pas lajmit të vetëvrasjes aktori Kevin Spacey kishte publikuar një video në të cilën ftonte ‘të vrisje me xhentilesë’, pikërisht armiqtë e tij.
Behn është akuzuesi i dytë i Spacey që vdes, që kur ka shpërthyer skandali seksual që ka tronditur karrierën e aktorit.

Ngushëllimet e familjes mbretërore. ’Ari ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes sonë dhe ne ruajmë kujtime shumë të bukura me të’, ka shkruar në mesazhin e ngushëllimit familja mbretërore norvegjeze. Në librin e tij të fundit të 2018, me titull ‘Ferri’, Behn tregonte betejën e tij kundër depresionit. Behn dhe princesha Marta Luisa u divorcuan në gusht të 2016.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb