Shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë fatin e tyre në 15 nga 28 shtetet anëtare të BE-së, madje edhe në ndonjë minishtet jashtë BE-së, siç është Lihtenshteini. Ndërsa dhjetë shqiptarë aplikuan për azil deri në Islandën e largët.
Por në njërin prej vendeve të BE-së, pikërisht në Finlandë, dhe në fqinjën e saj në Norvegji, të gjitha kërkesat për azil kanë rezultuar negative, shkruan Koha Ditore.
Madje, kohët e fundit të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative në këto dy vende kanë marrë edhe ndalim hyrjeje në zonën e Schengenit.
Ndërsa në Norvegji ka pasur 205 vendime për kërkesa për azil nga shqiptarët, të cilat kanë qenë të gjitha negative. Por edhe Zyra e Migracionit në Finlandë ka theksuar me anë të një njoftimi për shtyp se, të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative.
(m.k/BalkanWeb)
