Titullar dhe 76 minuta në lojë, pikë referimi në fazën sulmuese tek Burnley. Më në fund, Broja është rikthyer në nivele të larta, kjo falë edhe formës së tij, falë fizikut që po i përgjigjet në mënyrë pozitive.
Ndaj Man.United, “bomberi” kuqezi nuk arriti të linte gjurmë, por tregoi një formë të mirë duke qenë rrezik konstant në çdo rast që kishte topin në këmbë, por u shërbye pak ose aspak. Vendasit ishin me fat pasi gjetën golin e avantazhit që në minutën e 13-të, por në fraksionin e dytë diferencën e bëri Sesko, me “bomberin” slloven që realizoi një “dopietë” golash brenda 10 minutash duke përmbysur rezultatin. Në minutën e 66-të ishte Anthony që me një goditje shumë të bukur barazoi shifrat në 2-2.
“Djajtë e kuq” u përpoqën të gjenin golin e fitores, por pa sukses me Burnley që merr një tjetër pikë shprese për të shpëtuar këtë sezon.

Pas ndeshjes, “SofaScore”, faqja e specializuar për statistikat, vlerësojë paraqitjen e Brojës me notën 6,7.
