7 gola për 3 pikë, Lazio festoi në transfertë përballë Spezia pas suksesit 3-4, një ndeshje ku Thomas Strakosha ishte një nga lojtarët më pak të vlerësuar në radhët e ekipit kryeqytetas: “Fjala e duhur për këtë 90-minutësh është pasiguri.

“Heziton në golin e parë, pozicioni jashtë loje i Verde shmang një figurë të keq. Në dy rrjetat e tjera nuk ka shumë faj, nota 5 për Strakosha”.

Manaj]
Manaj]

Ky ishte një derbi shqiptarësh në distancë pasi Rey Manaj u aktivizua titullar: “Lufton shumë, i vetëm mes Patric dhe Acerbi, përpiqet t’i mbaj lart shokët e tij duke luftuar si luan. Nuk humbet një top, vrapon pafund duke dhënë shpirtin në fushë për Spezia, nota 6,5 për Manaj”, shkruajnë mediat italiane.

Asllani
Asllani

Një tjetër derbi në distancë ishte ai ndërmjet Asllanit dhe Etrit Berishës, në sfidën 1-3 të fituar me përmbysje nga Torino në transfertë përballë Empolit. Vetëm Asllani u preferua nga tre shqiptarët, pasi Bajrami dhe Ismajli e ndoqën nga stoli. As për mesfushorin 20-vjeçarë nuk ishte një 90-minutësh pozitiv: “Vetëm një gjuajte, nga goditja e dënimit, e përfunduar te tifozët. Gaboi shumë në ndërtimin e lojës, mund të rrisë më shumë cilësinë në mbajtjen e topin, nota 5,5 për Asllanin”.

Berisha
Berisha

Me gjysmë note më pak u vlerësuar Etrit Berisha: “Empoli nuk goditi thuajse kurrë në portën e tij, u ngacmua nga Pinamonti që për fatin e mirë e nga shumë pranë e dërgoi topin jashtë. Niset në kohë vonesë në goditjen e Zurkowski, shkruajnë mediat italiane.

Kumbulla
Kumbulla

Titullar dhe 90-minuta në fushë u aktivizua dhe Marash Kumbulla, në barazim 0-0 të Romës përballë Bologna: “Orsolini i qëndroi larg zonës, shpesh nuk kishte kë të markonte. Kishte një mundësi të shkëlqyer për të zhbllokuar sfidën por Skorupski ishte i pakalueshëm, nota 6 për Kumbullën”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb