Kombëtarja shqiptare e futbollit është mundur me shifrat 2-1 nga Finlanda në Helsinki në ndeshjen e tretë në grup në Ligën e Kombeve.

Një ndeshje ku spikatën gabimet e njëpasnjëshme të portierëve, të cilët ishin më të dobëtit në fushë nga kuqezinjtë edhe sipas notave të vendosura nga “Sofascore” duke u bazuar te paraqitjet statistikore të tyre.

Etrit Berisha, i ndëshkuar me të kuq, mori notën 3, ndërsa Sherri është vlerësuar me notën 6,2 për paraqitjen e tij në këtë ndeshje ku pësoi dy gola nga goditje dënimi direkte.

Megjithatë, kishte edhe paraqitje që vlerësohen pozitive nga statistikat, me Manajn që mori notën 7,7 e Gjimshitin që mori notën 7,6.

Dsfsfdsfdsfdfsdsfd
Dsfsfdsfdsfdfsdsfd

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb