Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Open” në News24 të moderuar nga Eni Vasili, i pyetur rreth sondazhit të fundit, pohon se cilësia e jetës nuk matet vetëm nga kuleta.
“Kjo përfshin shumë gjëra, përgjithësisht përcakton ana ekonomike, thonë njerëzit. Ka edhe një problem, mungon diaspora, sepse edhe numri i të ikurve ka qenë i madh, kanë ikur doktorë dhe intelektualë dhe nuk e dimë mendimin e tyre.
Mungon një element tjetër, varet nga shtresat dhe shtrirja ku janë intevistuar personat.
Cilësia e jetës nuk matet vetëm me kuletën, sepse janë marrëdhëniet njerëzore, po marrëdheniet me institucionet, gjithashtu besim tek e ardhmja, demokracia në tërësi.
(BalkanWeb)
