Në mbrëmje u luajtën ndeshjet e radhës në Europa League. Barazim 1-1 ndërmjet Celta Vigos dhe Lyon, në sfidën e luajtur në Spanjë.

Ferencvaros mundi 2-0 Bragën, ndërsa Genk mposhti 1-0 Freiburg. Nottingham befasohet në shtëpi, me anglezët që pësuan disfatë 1-0 ndaj Midtjylland.

Në Conference League, me Thomas Strakoshën të pakalueshëm, Aek triumfoi 0-4 ndaj Celjes, duke e kthyer formalitet kualifikimin për në fazën tjetër. Fiorentina vuan por ia del ndaj polakëve të Rakow, duke fituar 2-1 në fund. Ndeshjet e kthimit luhen me 19 mars.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb