Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se pavarësisht manovrave, nuk ka asgjë që e shpëton zëvendës kryeministren Belinda Balluku nga përballja me drejtësinë. Sipas tij, edhe në rastin kur afatet përfundojnë dhe kalon periudha 3 mujore nga kërkesa e depozituar nga SPAK për arrestimin e saj, Prokuroria e Posaçme mund të bëjë një kërkesë të dytë me të njëjtin objekt.
I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Hoxha u shpreh se gjithçka po bëhet që të përfitojë kohë kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca, ndërsa hapat e ndërmarra me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve deri në një vendim nga Gjykata Kushtetuese dhe me çuarjen në Kushtetuese të masës së sigurisë nga zv kryeministres, janë mesazh që i çohet SPAK se ku i ka “vijat e kuqe”.
“Ka media ku sa hyj në studio më thonë kujdes mos fol për Ballukun. Pra na kanë çuar në një situatë ku jemi bërë një vend qesharak. Kemi nr 2 të qeverisë që nuk kalon dot Qafën e Thanës.
Mazhoranca thotë pres vendimin e GJK, Kur çështja në Kushtetuese ëhstë për masë sigurie. Kërkesa e SPAK është komplet tjetër gjë. Nëse zvarritet çështja, afatet kalojnë dhe SPAK duhet të paraqesë një kërkesë të re. Kjo kërkesë që ka shkuar në Kuvend e ka firmosur në porën e fundit në detyrë Altin Dumani dhe u mbrojt në Kuvend nga zoti Braho. Gjithçka që po ndodh nuk e shpëton Ballukut. Kjo i jep kohë tjetër kujt të marrë masa. Balluku është e pandehur, atë e shpëton vetëm gjyqi i themelit.
Gjithçka po ndodh është që po i tregohet kufiri SPAK, këta që janë janë dëshmorët e mjaftueshëm për t’i treguar ndërkombëtarëve për drejtësinë e re.
Balluku vetëm po mundohet të shtyjë datën e përballjes por nuk shpëton dot. Ai që përfiton është Rama dhe mazhoranca”, tha ai.
