Je e bukur kështu siç je. Është ky mesazhi i fotografes dhe modeles, që në Instagram prezantohet me pseudonimin Nudo yogagirl.
Ajo është shfaqur në rrjetin social një muaj më parë. Është një vajzë bionde me trupin e një sportisteje që fotografohet bardhë e zi në pozicione të ndryshme yoge.
Cdo mëngjes ajo përgatit dritat dhe me ndihmën e të fejuarit të saj fillon ushtrimet. Asnjë foto me photoshop, vetëm atëherë kur i duhet të fshehë pjesët e saj intime.
‘Kam menduar për këtë projekt, duke dashur të shpreh vetveten dhe pasionet e mia që janë yoga dhe fotografia.
Kam zgjedhur Instagramin sepse kështu mund ti tregoj shumë njerëzve që të jesh vetvetja është edhe shumë e bukur’, ka shpjeguar ajo në një intervistë, duke komentuar kështu edhe 38 000 fansat, që ajo ka, në një kohë shumë të shkurtër.
Imazhet shoqërohen edhe nga fraza dhe mendime të lidhura me disiplinën e yogës dhe me ekuilibrin që ajo jep mes trupit dhe mendjes.
Komentet që merr janë të gjitha inkurajuese, por ka edhe nga ata që ndajnë eksperiencën e tyre. Ja disa nga fotot më të bukura të vajzës që bën yoga nudo. (da.xha/BalkanWeb)
