Prezantuesja e Festivalit të 38 të këngës në RTSH, Alketa Vejsiu, është pozicionuar hapur në mbështetje të Elvana Gjatës, duke thënë se ajo meritonte të ishte fituese e këtij edicioni.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, një ditë pas festivalit, Alketa shkruan se Elvana Gjata ishte festa dhe lajmi i këtij edicioni, zëri dhe energjia e rinisë, që vallëzoi në një sallë të ngurtë, që bëri bashkë Shqipërinë, Kosovën dhe Diasporën.

Më tej, ajo shkruan se Festivalin e ka bërë me shpirt, por se nuk ka qenë dhe s’do të bëhet kurrë palë me asnjë juri.

“I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre.

Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je!”, shkruan Vejsiu.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb