Edi Rama: Një pyetje kam, e keni seriozisht që doni të dëgjoni një fjalim timin tani? Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, vëllezër e motra socialistë.

E nxorëm nga gërmadhat e viteve 90 e më pas e rilindëm. Ju jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu, e gjithë skuadra e Tiranës tonë jo thjesht në takimin përmbyllës, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4 vjecar, drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Evropës së bashkuar.

Nuk besoj te rastësitë, nuk ka rastësi që ne jemi këtu në 9 maj në ditrën e evropës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve për të firmosur marrëveshjen evropiane, për Shqipërinë në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb