Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, k deklaruar se afati prej tre javësh i kërkuar nga zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku për t’u njohur me aktet dhe provat, ishte vetëm një përpjekje për të fituar kohë, pasi as ajo dhe as ekipi i saj nuk e kanë tërhequr dosjen.
Sipas tij gjithçka u bë që Balluku të festonte Vitin e Ri në banesën e saj dhe jo në burgun e grave në Pojskë.
“Afati prej tre javësh është një alibi për t’iu fshehur drejtësisë jo kohë e nevojshme për të përgatitur mbrojtjen pasi mbrojtësit e Ballukut nuk kanë denjuar as të tërheqin materialet hetimore. Nuk i ka tërhequr edhe vetë e pandehura që kërkon kohë të përgatitej. Edhe afati tre javë që Balluku të hante Vitin e Ri në shtëpinë e saj e jo në burgun e Pojskës, skadoi. Peleshi duhet të sqaroi pse nuk kërkon mbledhjen e Këshillit”, tha ai.
