Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit, nëngjenerali Ejal Zamir, deklaroi sot se zona e demitiralizuar e kufizimit në Rripin e Gazës përbën “kufirin e ri” me Izraelin, sipas një njoftimi të ushtrisë.
Duke folur nga Rripi i Gazës për ushtarë rezervistë, nëngjenerali Zamir tha se “linja e verdhë përfaqëson një kufi të ri, një vijë të avancuar mbrojtjeje për pozicionet izraelite dhe një vijë sulmi”, sipas njoftimit.
“Ne nuk do të lejojmë që Hamasi të rimblidhet. Kontrollojmë pjesë të mëdha të Rripit të Gazës dhe mbajmë linjat strategjike”, shtoi ai.
Forcat izraelite pritet, sipas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, të tërhiqen gradualisht nga Rripi i Gazës, pas një tërheqjeje fillestare brenda territorit të përcaktuar nga linja e verdhë, e cila u vendos pas fillimit të armëpushimit më 10 tetor.
Zamir theksoi gjithashtu se Izraeli pret kthimin e të fundit të të marrëve peng të vdekur: “Shumica dërrmuese e pengjeve tanë është kthyer, por misioni ynë nuk do të përfundojë deri sa të kthehet i fundit peng i vdekur, kapiteni Ran Gvili”, deklaroi ai.
