Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë detaje nga takimi në selinë e PS, ku sipas tij Belinda Balluku ka qenë e gatshme të sakrifikojë gjithçka për të mos përfunduar si gjyshi i saj.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku sipas tij ka pasur një përplasje të fortë me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjejes.

Berisha tha se Balluku është treguar “e ashpër dhe kërcënuese” ndaj Ramës, duke i kujtuar se nuk do të pranojë të bëhet “kurban politik”.

Sipas Berishës, Balluku i ka kujtuar Ramës se nuk do të pranojë të përfundojë si gjyshi i saj, duke e paralajmëruar se nuk do të lejojë të “përdoret”.

“Dua t’ju informoj se Lubi Balluku ka nxjerrë dhëmbët e kërcënimit ndaj Edi Ramës, të parit, por edhe të tjerëve me radhë.
Burime të fshehta të Partisë Socialiste njoftojnë se në mbledhjen e zhvilluar në selinë e PS, ku Edi Rama ka sulmuar Skapin dhe ka mbrojtur Lubinë, duke deklaruar se këto janë sulme kundër tij dhe partisë së tij, se Lubia është e pafajshme, Lubia vetë ka qenë e egër dhe e pamëshirë ndaj audiencës.
Edhe në këtë mbledhje, Lubia e ka bërë të qartë se do u marr me vete, atë që i ka thënë Ramës, ajo ua ka thënë edhe në mbledhje aty ku eksponent më kryesor ishte, përveç Ogertës, edhe Pëllumbesha Spirgjoka.
Lubia ka qenë shumë e egër në atë mbledhje.
Ndaj dhe Ramës ia ka bërë të qartë që absolutisht për çdo gjë që mund të avancojë, do jesh ti kurban para meje sepse nuk kam bërë gjë tjetër vetëm kam zbatuar urdhrat e tua.
I ka rikujtuar në një moment, ndonëse miqësia e tyre ka qenë e pakufishme, është e njohur kjo, besnikëria e tyre, luajaliteti ka qenë i pakufishëm që në bashki, ndaj dhe ajo është shpërblyer me atë post që ka marrë, por përsëri ka rikujtuar: mos lejo të përsëritet më, se nuk do lejoj kurrë të kem fatin e gjyshit tim që u ekzekutua me firmën e babait tënd.
Pra ia ka vënë kufirin tek thana dhe ka dëshmuar se është e gatshme që të fshijë të gjitha miqësitë, të gjithë të shkuarën në qoftë se Edi Rarma guxon për një moment që për të shpëtuar veten, të dorëzojë Lubinë.ë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb