SHKODER- Policia në pikën kufitare të Muriqanit ka arrestuar sot një grua dhe një djalë të ri që udhëtonin me një makinë “Peugeot” drejt vendeve të BE-së të cilën e kishin mbushur plot me drogë. Duket se makina ka qenë e modifikuar qëllimisht për të fshehur 15 kg kanabis sativa, e zbuluar nga policia.
16805271_255556744870169_66550991_o
*Aldo Lajthia, 29 vjeç, banues në Durrës dhe Valbona Rustemi, 46 vjeçe, banuese në Tiranë janë arrestuar me akuzën e “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
16810312_255556688203508_1183011029_o
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) të automjetit tip “Peugeot”, me targa AA 233 PP që drejtohej nga shtetasi Aldo Lajthia, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”.
16776379_255556761536834_1006777427_o
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb