Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim dhe tubim në Stamboll në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe turq dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta.
Demonstruesit u mblodhën pavarësisht të ftohtit të acartë dhe marshuan drejt Urës së Galatës, ku po organizohej një tubim nën sloganin qendror “nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën”, tha një gazetar i AFP-së.
The “Great Gaza March” began in Istanbul, as thousands filled the streets of Istanbul with chants and flags, voicing their support for Gaza and the Palestinian cause. pic.twitter.com/3yynlDUbBM
— Quds News Network (@QudsNen) January 1, 2026
Mbi 400 organizata të shoqërisë civile ishin të pranishme në këtë tubim, mes tyre edhe ishte Bilal Erdogan, djali më i vogël i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Turqia, qeveria e së cilës ka qenë ndër kritikët më të zëshëm të luftës në Rripin e Gazës, luajti një rol aktiv në negocimin e armëpushimit, i cili i dha fund luftës shkatërruese të nisur nga Izraeli në hakmarrje për sulmin e paprecedentë të Hamasit në pjesën jugore të territorit izraelit më 7 tetor 2023.
