Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, akuzoi presidentin rus Vladimir Putinin se kishte shkatërruar rendin ndërkombëtar para syve të botës.

“Presidenti rus i ka shtuar benzinë zjarrit duke shpallur mobilizimin dhe planifikimin e referendumeve në territorin e pushtuar ukrainas dhe duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e tij Ne nuk mund – nuk do ta lejojmë Presidentin Putin të shpëtojë”, tha Blinken në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,

Sekretari amerikan i Shtetit tha se ishte kritike të tregohej se asnjë komb nuk mund të ricaktojë kufijtë e një tjetri me forcë.

“Nëse nuk arrijmë ta mbrojmë këtë parim kur Kremlini po e shkel në mënyrë kaq flagrante, ne u dërgojmë mesazh agresorëve kudo që mund ta injorojnë atë”, tha Blinken.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: