Avokati Redi Ramaj i ftuar në emisionin “Log” e ka cilësuar çështjen “Veliaj” të vështirë për tu mbrojtur, pasi nga hetimi i kryer prej SPAK, provat e mbledhura dhe akuzat e rënda, do të ishte e vështirë për mbrojtjen të kishte rezultat pozitiv.

Ramaj tha se me daljen e një të penduare të drejtësisë, këto elementë dhe faktet e publikuara gjatë masës së sigurimit, madje që në momentin e arrestimit më 10 shkurt, dukej qartë se nuk ishte një çështje sipërfaqësore”

Ramaj tha se nisur dhe nga hetimi i kryer nga SPAK prej një viti, pra nuk kishte bërë më parë arrestimin e të gjente provat më pas, por kishte hetuar më parë, kishte marrë fatura, prova të reja pastaj ngriti akuzë dhe e arrestoi, nuk do të ndjehej komod të ishte avokat mbrojtës i zotit Veliaj.

Redi Ramaj: Vetë cështja ka nisur nga një denoncim me fakte një person anonim, por faktet që ishin të rëndësishme u lidhën me prova të tjera. Me daljen e një të penduare të drejtësisë, këto elementë dhe faktet e publikuara gjatë masës së sigurimit, në momentin e arrestimit më 10 shkurt, dukej qartë se nuk ishte një cështje sipërfaqësore., duke parë dhe hetimin e SPAK para një viti, pra nuk kishte bërë më parë arrestimin e të gjente provat më pas. Por kishte hetuar më parë, kishte marrë fatura, prova të reja  pastaj ngriti akuzë dhe e arrestoi.

Gjithë kjo situatë dhe provat që mori në fund tregoi se hetimi është i plotë dhe ka bazë për akuzat që janë shumë të rënda. Gjykimi dhe hetimi do të jetë ai që do të përballë të gjitha provat.

Nuk do të isha komod personalisht të isha avokat mbrojtës të isha avokat mbrojtës i zotit Veliaj dhe në situatën e parë në 10 shkurt, duke marrë me mend provat ku ishte bazuar gjykata, mu duk cështje e vështirë për tu mbrojtur, njësoj dhe për 7 biznesmenët.

Për një arsye të thjeshtë, kur paratë publike i kalon te një biznes privat, por në momentin që dhe një qindarkë kthehet mbrapsht nga ky biznesmen tek llogaritë e tua personale bankare ky është problem. Zyrtari nuk mund të marrë asnjë qindarkë.

(BalkanWeb)

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb