Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se në Venezuelë nuk do të mbahen zgjedhje brenda 30 ditëve të ardhshme, duke theksuar se vendi duhet fillimisht të rikthehet në normalitet.

Në një intervistë për NBC, Trump u shpreh se kushtet aktuale nuk e lejojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor.

“Nuk mund të ketë zgjedhje, nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të votojnë”, tha ai.

I pyetur nëse ekziston mundësia që zgjedhjet të mbahen pas 30 ditësh, presidenti amerikan u përgjigj prerë: “Jo, do të duhet kohë. Së pari duhet ta shërojmë vendin dhe ta kthejmë në normalitet”.

Deklaratat e Trump vijnë në mes të tensioneve të larta politike dhe krizës së thellë institucionale në Venezuelë, pas ndërhyrjes së SHBA-së dhe arrestimit të ish-presidentit Nicolás Maduro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb