Kryeministri polak Mateusz Moraëwiecki ka deklaruar se vendi nuk mund t’i lërë fqinjët vetëm dhe u ka bërë thirrje kombeve të tjera të mbështesin “shpirtin luftarak” të Ukrainës.

Morawiecki ka shtuar se trupat ukrainase nuk janë duke mbrojtur vetëm vendin e tyre, por se po luftojnë për sigurinë e Evropës, raportoi BBC.

“Ne duhet ta mbështesim këtë frymë luftarake, edhe duke u kujdesur për më të dobëtit. Sot pamë gra dhe fëmijë, sepse burrat po luftojnë në front për një Ukrainë të lirë dhe gjithashtu për sigurinë tonë”, deklaroi ai në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv në inaugurimin e strehimit të ri të përkohshëm për personat e zhvendosur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb